Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: Jemi dakord

Slovakia ndoshta do të jetë vendi ku do të mund të zhvillohen negociatat per t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Edhe pse nuk dihet një datë apo periudhë se kur kjo mund të ndodhë, njëra nga palët shpreh pëlqimin për këtë vendodhje të mundshme të zhvillimit të negociatave.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, në takimin e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putini i ka shprehur atij ofertën sllovake për të qendë vend pritës i palëve për negociata. Putin shprehu pëlqim në lidhje me këtë propozim.   

"Po, ai më tha se nëse do të vijë momenti i negociatave, ata do të ishin të lumtur të ofronin vendin e tyre si vendin ku të zhvillohen ato. Ne nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo, pasi Sllovakia mban një qëndrim kaq neutral. Sipas mendimit tonë, ky pozicion është neutral dhe ky është një opsion i pranueshëm për ne",-është shprehur Putin.

Putin tha në daljen e tij përpara mediave, se Rusia krahas arritjes se objektivave, nuk dëshiron thjesht të ngrijë luftën, por ti japë asaj fund një herë e përgjithmonë.

Sa i takon Sllovakisë dhe pozicionimit të këtij shteti, ai shihet si një nga vendet anëtare të BE-së, të cilët janë skeptikë ndaj mbështetjes për Ukrainën dhe mbështesin negociatat me Rusinë.

Presidenti ukrainas Zelenskiy ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin miqësor që Fico ka pasur ndaj Rusisë që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2023.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 11 ndeshje pa humbje, Arsenali mposht 1-0 Ipswich

VIDEO/ 11 ndeshje pa humbje, Arsenali mposht 1-0 Ipswich