Futbollisti sllovak, Marek Hamshik ka pranuar se është i impresionuar me potencialin e Paris Sen Zhermenit, por ka përsëritur se ndihet i lumtur te Napoli. Klubi parizien synon që të shndërrohet në një prej klubeve më të mëdha evropiane dhe për këtë projekt sheikët nga Katari nuk do të kursejnë paratë, duke afruar futbollistë të spikatur në skuadër.
Hamshik ka thënë se nuk ka dëgjuar asgjë konkrete rreth interesimit të klubit francez për shërbimet e tij, por ka thënë se ndihet mirë te Napoli. “E tëra çfarë mund të them është se e admiroj këtë klub. Pronarët e rinj kanë sjellë një potencial të madh. Veprimet e deritanishme të Paris Sen Zhermenit janë dëshmia më e mirë se ata janë ambiciozë".
" Mirëpo, dua të sqaroj se nuk kam asnjë kontakt me zyrtarët e këtij klubi. Jam shumë i lidhur me Napolin dhe i përqendruar maksimalisht për këtë klub. Kam edhe një vit kontratë, jam i lumtur në këtë mjedis dhe çdo ndeshje është kënaqësi për mua. Tifozët e Napolit janë fenomenalë”, ka theksuar Hamshik.
/Shqiptarja.com