SLLOVENI – Ministri i Mbrojtjes lë postin pas një mocioni mosbesimi në parlament

Janko Veber nuk është më ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë, pasi parlamenti votoi dje në mbrëmje vonë një mocion mosbesimi për të, me propozim të kryeministrit, Miro Cerar.
Kjo ministri iu besua përkohësisht Dejan Zidanit, ministër i Bujqësisë dhe sekretar i Partisë Socialdemokrate.
Kërkesa për largimin e Veberit erdhi pas akuzave të opozitës, sipas së cilës, ministri kishte tejkaluar kompetencat e tij përsa i përket çështjes së aksioneve shtetërore në kompaninë "Telekom Slovenije".
Kryeministri Cerar e ftoi ministrin të jepte shpjegime dhe më pas dorëheqjen.
Ftesë që u kundërshtua nga Veber, çka çoi në mocionin e mosbesimit ndaj tij./atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian