ShBA - Të dhënat janë publikuar në studimin e fundit të “Ernst & Young” në SHBA, për perceptimin e korrupsionit në ekonomitë e disa vendeve të botës. “Ernst & Young” ka realizuar një sondazh duke intervistuar 3459 menaxherë bordesh të kompanive të ndryshme në 36 vende të botës, përshirë edhe 20 vende të BE-së.
Menaxherët janë pyetur nëse biznesi i tyre ofron ryshfet për të fituar apo për të ruajtur kontaktet apo nëse kanë bërë deklarime të rreme për performancën ekonomike.
96% prej sllovenëve, vendi i të cilëve hyri në BE në 2004, ka nivelin më të lartë të korrupsionit . Pastaj me 90% vjen Kroacia , e cila do të bëhet në korrik zyrtarisht anëtarja numër 27-të e BE-së. Kroatët thonë se korrupsioni dhe ryshfeti është shumë i përhapur në bizneset e tyre.. Greqia dhe Sllovakia vijnë pas tyre me 84%, të ndjekur nga Çekia me 73%, Portugalia 72%, Hungaria 70%, Spanja 65%, Rumania 61% dhe Italia 60%.
Ndërsa vendet me ekonominë më të fuqishme dhe me një përqindje më të ulët të korrupsionit janë: Franca 27%, Gjermania 30% dhe Britania e Madhe 37%.
Kurse vendet nordike Finlanda dhe Suedia kanë nivelin më të ulët, ku vetëm 12% prej tyre kanë përdorur korrupsionin për të bërë biznes.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com