Sllovenia vendos tela me gjemba në kufirin me Kroacinë

/ATSH-AFP/ - Sllovenia filloi sot ngritjen e barrierave prej telash me gjemba në kufirin me Kroacinë pasi njoftoi një ditë më parë për vendosjen e pengesave teknike për të kontrolluar më mirë mbërritjen e imigrantëve, theksoi një fotograf.
"Sllovenia e justifikoi këtë masë  me perspektivën  për një fluks tjetër masiv prej 30 000 personash në ditët e ardhshme. Kufijtë e vendit të vogël prej dy milionë banorësh do të qëndrojnë të hapura", theksoi kryeministri Miro Cerar.
Ushtria ishte vendosur në rajonin kufitar të Gibinas (verilindje) dhe do të vendosë aty tela me gjemba, ndërkohë që sipas medias sllovene, masa të ngjashme ishin marrë në pika të tjera të rreth 670 kilometrave të kufirit mes dy vendeve të tranzitit për imigrantët që shkojnë në veri të Evropës.
Sllovenia është bërë vendi kryesor i hyrjes së imigrantëve në zonën Shengen që prej mbylljes nga Budapesti të kufirit me Kroacinë më 16-17 tetor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social