TIRANE - Simboli i Partisë Demokratike që nga 14-15 janari i këtij viti ka ndryshuar dhe nuk është më ai me të cilin studentët në vitin 1990 dhe demokratët për 22 vite me radhë kanë zhvilluar fushata, dalë në mitingje por dhe përmbyllur fjalime në aktivitete të ndryshme.
Tashmë demokratët nuk do të përshëndesin më me dy gishtat e ngritur lart si simbol i lirisë, por me katër gishtat e njërës dorë ngritura lart si simbol dhe i një mandati katër vjeçar në qeverisje, duke e transformuar simbolin e lirisë në simbolin e një mandati katër vjeçar.
Një element të tillë bazik e ka bërë prezent nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherësh dhe kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjatë përvjetorit të 22 të themelimit të degës së kësaj partie në qytetin e Shkodrës.
Teksa ka qenë bashkë me kryetarin e PD, njëherësh kryeministër të vendit Sali Berisha në këtë takim në Pallatin e Sportit, nuk ka munguar që të përthyejë gishtin e madh dhe të ngrejë lart të katër gishtat e njërës dorë për të përshëndetur të pranishmit, të cilët i janë përgjigjur dhe ata me dorën e ngritur lart me katër gishta, simboli i ri i PD me sa duket në fushatën elektorale të saj për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti.
Një fakt i tillë është vënë re dhe nga pjesëmarrësit në këtë miting përkujtues të themelimit të degës së PD në Shkodër, por është përforcuar akoma më shumë, teksa vetë kryetarja e Kuvendit, njëherësh dhe nënkryetare e PD i ka hedhur të gjitha fotot në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ku duket jo vetëm Topalli me katër gishtat e ngritur lart por dhe të gjithë salla që ishte prapa saj, teksa bënte të njejtën gjë, duke formuar në këtë mënyrë një simbolikë ndryshe nga ajo që lideri i Dhjetorit ’90 Azem Hajdari, studentët e asaj lëvizjeje por dhe liderët demokratë dhe vetë PD ndër vite kanë përdorur në të gjitha mitingjet, takimet dhe aktivitetet e ndryshme, pra dora e ngritur lart me dy ishta.
“Jo more Gjozi ..vetëm dy gishtat lejohen të tjerat nuk lejohen se bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike, me demokracinë autoktonase. Megjithatë je shumë e madhe”, komenton një demokrat në facebook këtë foto të cilën ne do ta botojmë.
Nga ana tjetër në dy fotot e tjera të hedhura në profilin e saj shihet qartë Topalli bashkë me Berishën duke përshëndetur me dy gishtat lart, çka tregon se ajo e ka të vështirë të bëjë në sytë e liderit të saj Berisha një “novacion” të tillë me simbolin e PD të përshëndetjes me dy gishtat lart.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com