Mirabelli në një intervistë për “Telelombardia” thotë se nëse nuk do të kishin ndryshuar drejtuesit, në këtë moment Cristiano Ronaldo do të mbante veshur bluzën e Milanit dhe jo të Juventusit.
Sipas Mirabelli-t Ronaldo ishte gati të hiqte dorë edhe nga “Champions League”.
“E konfirmoj atë që është thënë më parë, ka patur shumë mundësi që të firmosnim me Cristiano Ronaldo-n. Nuk po talleshim me veten. Unë iu siguroj ju se nëqoftëse drejtuesit aktual do të ishin përgjegjës për kohën që u arrit marrëveshja, në këtë moment Ronaldo do të ishte duke mbajtur veshur bluzën e Milan. Iu garantoj 100% për këtë. Atij nuk i interesonte që nuk luanim në ‘Champions League’. Ronaldo na tha: ‘Kurrë nuk e kam fituar Europa League, kështu që ta fitojmë edhe atë’. U ula me agjentin e tij, Jorge Mendes, dhe pjesa që më takonte e marrëveshjes ishte mbaruar, çdo gjë kishte marrë fund, përfshirë pagën e Ronaldo-s dhe çmimin që duhet të paguanim për transferimin. Nuk kisha asnjë frikë se marrëveshja do dështonte. Kishim edhe Aubameyang gjithashtu. Edhe ai na donte ne. Kishim marrëveshje me të dhe Borussia Dortmund, por problemi qëndronte se babai i tij donte që Aubameyang të shkonte diku tjetër. Kur po negocioja për Aubameyang, zgjedhja e parë e Vincenzo Montella-s ishte Nikola Kalinic dhe më duhej të ndiqja instruksionet e trajnerit tim. Përpara se të largoheshim, ne folëm me Alvaro Morata-n, Ciro Immobile, Karim Benzema dhe filluam gjithashtu negociatat me Gonzalo Higuain. Për Andre Silva-n ne e dinim që ishte një lojtar i rëndësishëm, por thjesht duhet të prisnim pasi ai është nga Portugalia dhe sapo kishte mbërritur në një klub të rëndësishëm. Në pak vite ai do të jetë një nga më të mirët në botë. Nëqoftëse Sevillia e blen, Milani do të përfitoj akoma 15 mln euro prej tij,”-është shprehur ish-drejtori sportiv i Milanit Massimiliano Mirabelli.
Komentet e Mirabelli-t vijnë pas deklaratave të ish-administratorit të deleguar të klubit Marco Fassone, i cili më parë kishte thënë se Milani ishte pranë realizimit të ëndërrës për të transferuar në “San Siro” fituesin e pesë herë ‘Topit të Artë’.