'S'më intereson kur luan Tirana', Colella: Partizani e ka të vështirë me Kukësin

'S'më intereson kur luan Tirana', Colella: Partizani e ka të vështirë me Kukësin

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Kukësi luajnë të shtunën në 18:00 për javën e 32-të në Superligë. Dueli që zhvillohet në "Arenën e Demave" është komentuar edhe nga trajneri i Partizanit, Giovanni Colella.

Italiani i të kuqve ka treguar se Kukësi është një kundërshtar i fortë, duke hequr paralele me sezonet e shkuara dhe javët vendimtare në fundin e sezonit.

"Mendoj që nuk duhet ta shikojmë klasifikimin pasi skuadrat janë mjaft të ngjeshura me pikë. Duke studiuar kampionatet sezonet e shkuara, kam evidentuar se skuadrat e vendeve të fundit duhet të kishin 10-12 pikë, por tashmë vendi i fundit ka 32 pikë, prandaj për këtë fakt të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kam idetë e mia, sigurisht që të gjitha skuadrat kanë pikat e forta ose të dobëta njësoj si edhe ne", tha trajneri italian.

Më pas Colella foli edhe për kalendarin, duke thënë se nuk i intereson nëse luajnë para apo pas Tiranës.

"Nuk më intereson nëse ne luajmë pas apo Tirana përpara. Mendoj që janë ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Kukësin por edhe derbi me Tiranën, nuk ka kohë për të rikuperuar. Janë të gjitha ndeshje të rëndësishme duke përmendur dhe ato të mëparshmen, atë me Erzenin dhe Bylisin sepse nuk na lejohet asnjë hap i gabuar", tha mes të tjerash Colella.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt