Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarët një javë të mbarë me anë të një video, ku pasqyrohen pamjet mikpritëse dhe informuese të #SmileAlbania. Sipas Ramës me angazhimin e 1000 të rinjve, turistët dhe vizitorët do të mbështetën me të gjithë informacionin e nevojshëm, për të pasur një eksperiencë të bukur në Shqipëri.
Pamje nga puna e të rinjve, postuar nga Edi Rama
MIRËMËNGJES
dhe me pamjet nga puna e palodhur e 1000 të rinjve të SmileAlbania në 9 pika kufitare, 3 kampe dhe 26 qëndra turistike në 12 qarqe të vendit si mikpritja e parë e turistëve këtë sezon duke asistuar, orientuar dhe duke qenë guida turistike për mijëra pushues që zgjodhën këtë vit Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe duke sensibilizuar pushuesit vendas e njësitë e shërbimeve për të mbajtur pastër mjedisin, ju uroj një ditë të mbarë #SmileAlbania.
Edi Rama
Jeto z Rama ne boten e cudirave
Përgjigju