Avokati Arjan Kalaja është dënuar sot me 1.6 muaj burg, por dënimi do të konvertohet në shërbim prove, pasi kërcënoi gjyqtarin Admir Thanza me një mesazh ku i kërkonte 8 mijë dollar, veprim pas të cilit ky i fundit bëri edhe kallëzimin.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës, pasi përmes atij mesazhi ai e kërcënonte gjyqtarin se do publikonte në media aferat korruptive që ai kishte kryer.

Pas zbulimit të këtij rasti gjyqtari ka komunikuar me prokurorinë për të tërhequr kallëzimin për shkak se kishte njohje me avokatin, por kjo kërkesë nuk është pranuar dhe avokati u mor i pandehur.

Avokati Kalaja pati mohuar akuzën duke mohuar kërcënimin ndaj gjyqtarit, ndërkohë që procedimi penal u regjistrua në Gjykatën e krimeve të rënda më 31 Korrik 2015.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)