MOSKE - Ish-kontraktori i zbulimit amerikan Edward Snowden ka lënë Rusinë drejt shtetit latin Ekuador, ku do të kërkojë azil politik. Raportimet thonë se fillimisht ai do të ndalet në kryeqytetin kubanez Havanë.
Washingtoni më parë kishte kërkuar nga qeveria ruse që të "shikonte të gjitha opsionet në dispozicion" për ta dërguar atë në SHBA me akuzën e spiunazhit, por Rusia kishte kundërshtuar se "nuk kishte arsye" për të vepruar.
Snowden fillimisht iku në Hong Kong, pas nxjerrjes së dokumenteve sekrete të SHBA–s në lidhje me monitorimin e komunikimeve elektronike në Internet dhe telefonave celularë.
Zyrtarët në Hong Kong thonë se ish-tekniku i CIA-s që tronditi administratën amerikane u largua nga qyteti vullnetarisht. Por Albert Ho, avokati i tij në Hong Kong, i tha BBC-së se ai besonte se Snowden ka vepruar me urdhër të qeverisë së Pekinit.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com