KORÇE - PS-ja e Korçës, nëpërmjet kryetarit Ilir Pendavinji, ka denoncuar sot gjendjen e rrugëve nacionale dhe rurale në rajonin juglindor, që sipas selisë rozë ka ndikuar ndjeshëm në izolimin e banorëve, zhvillimin e tyre ekonomik dhe në rënien e numrit të turistëve kryesisht në Dardhë dhe Voskopojë.

Në një listë të gjatë, PS-ja ka renditur të gjitha akset rrugore problematike si Korçë-Voskopojë, Pogradec-Lin, Lozhan-Moglicë, Bellovodë-Vithkuq, Boboshticë-Dardhë, Libonik-Sheqeras dhe Sheqeras-Vranisht.Rrugët e rajonit juglindor janë në këtë gjendje, ka deklaruar më tej PS-ja ,pasi janë të braktisura nga qeveria me gënjeshtra elektorale dhe ato do të bëhen të kalueshme pas 23 qershorit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)