TIRANE - Opozita ka akuzuar më se njëherë Shërbimin Informativ të Ushtrisë e konkretisht ish-kreun e saj, Ylli Zyla se ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm aktivitetet që janë zhvilluar brenda selisë së PS, por dhe komunikimet telefonike dhe me “sms” dhe diplomatët e huaj.
Aq sa ka detyruar kreun e PS Rama të instalojë një zhurmues brenda selisë për të amortizuar e zhurmuar të gjitha bisedat që bëhen brenda në mbledhje kryesie apo grupin kuvendor. Përmes deputetëve në komisionin parlamentar të Sigurisë nga PS u kërkua kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes për dokumentacionin në fjalë që ka të bëjë me përgjimet, duke marrë refuzimin kategorik të ministrit Imami.
Me sa duket akuzat e PS kanë patur bazë reale. Pasi një kompani private shqiptare, e specializuar në tregtimin e paisjeve të sigurisë ka ndërmjetësuar blerjen e aparaturës së përgjimit për SHIU-n në vitin 2010. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se SHIU ka pajtuar këtë kompani shqiptare me një kontratë të drejtëpërdrejtë për blerjen jashtë vendit të një aparature përgjimi të tipit “CDMA Interceptor”.
Kjo kompani e ka bërë blerjen te një kompani partnere amerikane që quhet "Verint Technologies". Ajo ka disa filiale në botë dhe kompania shqiptare lidhjet e saj i ka me filialin izraelit të kompanisë "Verint". Aparatura e përgjimit "CDMA interceptor" është blerë në Izrael, por dhe prodhuar në Izrael nën logon e "Verint".
Aparatura bën pjesë në formatin e teknologjisë së lëvizshme të përgjimit me rreze të kufizuar. Kjo aparaturë në thelb është një kompjuter që ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin e regjistrimin zanor të bisedave telefonike në një rreze prej 300 metrash, aq sa është dhe distanca mes selisë së PS dhe selisë së Ministrisë së Mbrojtjes.
Aparatura qëndron e mbyllur në një valixhe ndërsa pjesë e saj janë edhe dy antenat, hyrëse dhe dalëse që bëjnë të mundur kapjen e sinjalit të telefonit të përzgjedhur si dhe më pas lëshimin e sinjalit të këtij telefoni në antenat e kompanisë celulare pasi është kryer regjistrimi.
Aparatura është e pajisur dhe me një program që mundëson dekriptimin e sms të dërguar ose marrë nga telefoni i përzgjedhur e nën survejim, ndërsa dhe për telefonatat por edhe për sms-të regjistrimi e dekriptimi bëhet në kohë reale dhe me një shpejtësi shumë të lartë e të dhënat ruhen në memorien e aparaturës nga ku më pas mund edhe të dëgjohen ose të lexohen.
Në zërin e shpenzimeve të "MEICO" blerja e kësaj aparature është përshkruar si "blerje paisje teknologjike telekomunikacioni për nevojat e Ushtrisë Shqiptare". Vlera e transaksionit për blerjen e aparaturës ka kapur shifrën e 400 mijë dollarëve e se aparatura është brezi më i fundit i interceptorëve "CDMA" e pajisur me programet më të mira dhe më efikase në kapjen e telefonatave e sms nëpërmjet "valixhes lëvizëse".
SHIU dyshohet sipas deputetëve të PS, se mund të ketë përdorur këtë aparaturë për të përgjuar politikanë e persona të rëndësishëm për arsye politike. Ligji për SHIU-n parashikon se ky institucion i inteligjencës ushtarake ka tagrin për të kryer përgjime të ushtarakëve e civilëve që punojnë ose kanë marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com