Prej 7 ditësh, ish deputeti socialist i Lezhës Arben Ndoka ndodhet në burg pas masës së sigurisë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që e akuzojnë ish ligjvënësin për disa vepra penale që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronave.
Por socialistët e Lezhës, të cilët janë kanë bashkëpunuar prej vitesh me Arben Nokën, kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale ku i drejtohen mikut të tyre me një shprehje të Niçes “Gjithçka që të nuk të vret, të bën më të fortë”.
Më këtë slogan që po qarkullon në gjithë rrjetet sociale, strukturat e PS në Lezhë po shprehin mbështetjen ndaj Ndokës, edhe pse ky i fundit është në qeli dhe nuk mund të ndjekë postimet e tyre.
Në të njëtën linjë besnikërie u shfaq dhe Pjerin Ndreu i cili ishte i vetmi që kundërshtoi sjelljen e policisë ndaj Arben Ndokës, duke dalë edhe kundër qëndrimit të Edi Ramës.
Për më shumë ndiqni fotogalerinë
Sipas kanunit te malsorve ;mbrojtje paresore kishte kolektivi dhe jo individi,kur ai kishte demtuar kolektivin.Si eshte e mundur te mbrohet me force nje individ,i cili eshte penalizuar nga drejtesia,
Përgjigjumerr info e pastaj fol konjak . drejtsia te zeja ata qe duhet me zan e jo ata qe perdor me hup vemenjen