Socialistët e Malit të Zi kanë deklaruar se kandidati i tyre, Filip Vujanoviç, ka fituar zgjedhjet presidenciale.
Ora 22:23 "Fokus News Agency" njofton, duke iu referuar burimeve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, se kandidati i saj, Presidenti ekzistues Filip Vujanoviç, ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës. Njoftimin është bërë përmes një deklarate. Sipas socialistëve, Vujanoviç mblodhi 65% të votave. Partia e kandidatit tjetër, Miodrag Leki, "Fronti Demokratik" ka njoftuar nga ana e saj se votat e dy kandidatëve janë ndarë 50% -50% / Fokus News/
Ora 10: 00 Malazezët do të zgjidhnin sot një president të ri, ndërkohë që presidenti në largim, Filip Vujanoviç ishte favorit për vazhdimin e tij në postin e presidentit, fitore që do të konfirmonte marrjen e pushtetit prej më shumë se 20 vjetësh nga partia e tij, që premton se do të përmirësojë situatën e rëndë ekonomike nëpërmjet një anëtarësimi të shpejtë të kësaj ish-Republike jugosllave në Bashkimin Evropian.
Për herë të parë, udhëhequr nga një pragmatizëm i pazakontë dhe me shpresën për të shkëputur këtë vazhdimësi të pushtetit, opozita së bashku me dis aformacione të së majtës si dhe të të djathës, është bashkuar rreth një kandidati të vetëm, shefit të Forumit Demokratik, Miodrag Lekiç, një ish-diplomat në karrierë. Sipas analistes politike, Dubravka Uljareviç, jetëgjatësia e pushtetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS, e majtë) e drejtuar nga burri i hekurt i Malit të Zi, kryeministri Milo Gjukanoviç, shpjegohet nga një kontroll pa ndarje i institucioneve administrative dhe financiare.
"Kjo ju jep atyre një forcë, të cilës opozita, viktimë e dobësive të saj dhe mungesës së një mbështetjeje ndërkombëtare, nuk mund t'i përgjigjet'', theksoi ajo.
''Qytetarët e dinë se pushteti është përgjegjës për problemet e vendit, por ashtu, si në një rast të sindromit të Stokholmit kolektiv, ata janë si të burgosur që marrin afeksion për rojat e tyre të burgut'', shtoi ajo.
Në kampin DPS, rezultati i zgjedhjeve do të konfirmojë fitoren e tij në zgjedhjet legjislative në tetor të vitit 2012, qeveria e të cilit u ngarkua për të kryer më mirë negociatat për anëtarësimin në BE, filluar në muajin qershor 2012. Nëse zgjidhet, Vujanoviç premtoi një Mal të Zi më demokratik dhe të zhvilluar, ku qytetarët do të jetojnë më mirë, një fqinj i mirë dhe partner i besueshëm në rajon dhe kryesisht një shtet i integruar në të ardhmen në BE dhe NATO.
Lekic, nga ana e tij, premtoi një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në vitin 2012, Komisioni Evropian konstatoi se Mali i Zi duhet të punonte më shumë në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vujanoviç dhe Lekiç, kandidatët e vetëm në listë, aspirojnë një mandat pesë vjeçar në presidencë, funksioni i të cilëve është kryesisht protokollar.
Këto janë zgjedhjet e dyta presidenciale në Malin e Zi, që prej kohës që ky vend me 680 000 banorë shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006 / ATSH/
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com