Partia Socialiste ka nisur një tjetër aksion të rëndësishëm pas “Llogaridhënies”. Nga Elbasani socialistët kanë nisur aksionin “E gjithë vëmendja tek njerëzit”.
Në takimin e sotëm në qarkun e Elbasanit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thënë se ky proces do të jetë vendimtar për PS-në pasi do të bëjë hapjen e Partisë Socialiste.
Fillojmë sot një aksion shumë të rëndësishëm, atë të hapjes së PS, me moton “E gjithë vëmendja tek njerëzit” dhe PS e hapur për këdo që është i gatshëm të kontribuojë.
Përsa i përket fushatës, për të cilën jemi mbledhur sot këtu, atë të hapjes së PS, unë dua t’i them çdo të riu e të reje që kanë bërë zgjedhjen e duhur për t’ju bashkuar forcës më progresive politike të skenës politike shqiptare, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes të pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë.
Jemi e vetmja parti, që edhe pse jemi më e madhje, edhe pse jemi fituese në tre përballjet e fundit elektorale, gjithmonë gjejmë vend për të ndryshuar, për të përmirësuar strukturat dhe ata që janë ftuar të kontribuojnë sot për PS, do të jenë, jo vetëm pjesë e një kontributi, por sigurisht do të hyjnë në një proces përzgjedhës për listat e reja të kandidatëve për parlamentet lokalë.
Të jesh sot pjesë e PS do të thotë t’i shërbesh Shqipërisë.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së