Socialisti i ndërpret fjalën, Rama:
S'ke ardhur nga puna, por nga rakia

Socialisti i ndërpret fjalën, Rama:<br />S'ke ardhur nga puna, por nga rakia
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me fermerë të Manzës, në Durrës, ku ka prezantuar përpara tyre Fondin e Garancive Bujqësore. Rama ftoi sërish femerët që të dorëzojnë projektet e tyre bujqësore, për të përfituar kredi. 

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndërprerë nga një banor, i cili merrte pjesë në takimin me fermerët.
 
Kryeministri i tërhoqi vëmendjen që të mos e pengojë më, duke i kujtuar se ishte i dehur. Rama nuk ia dha fjalën, pavarësisht se e identifikoi si socialist. 
 
"Duke e parë gjendjen tënde shumë të rënduar, më ler të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët
 
Nuk ta jap fjalën dhe mos e zgjat. Të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, je shumë socialist, por kjo s'të jep drejtë. S'ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia
", iu drejtua Rama.

Debati i Kryeministrit me banorin e Manzës:
Qytetari: Z. Kryeministër…ka mundësi një minutë? Z.Kryeministër!

Rama: Atëherë, duke të kërkuar ndjesë dhe njëherë dhe duke parë gjendjen tënde shumë të rënduar, do të lutem që të më lësh të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët.

Qytetari: Jam socialist. Unë jam një socialist. Mos fol ashtu.

Rama: Nuk ta jap fjalën dhe kaq! Kush e do fjalën nga ju? Dhe të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, e di që je shumë socialist, por kjo s'të jep të drejtë. Nuk ke ardhur nga puna ke ardhur nga rakia.

Rama: Kush e do fjalën tani?

Qytetari 2: S'ka gjë po hë. Mirëserdhe Kryeministër. Duhet të kishe fol prap, por ka njerëz që na e prishin…por prap se prap ne jemi.

Rama: Leje nuk ka problem se shoku jonë është ai, e njohim, po e ka këtë ves nuk kemi ça t’i bëjmë. Ja shih si qesh…

Qytetari 2: Kam një problem, e kam ngritur prej 25 vitesh e askush s'e ka vënë ujin në zjarr. Ky popull vuan vetëm për një ambulancë. Ka pasur ambulancë. Mirupafshim!

Rama: Mirupafshim jo, se këtu jemi prap. Të dëgjova, tani do të them diçka se na ndërhyri pak ky socialisti i flaktë këtu dhe është shumë i ndezur nga avujt. Patjetër që fshati nuk është vetëm tako,a puna, prodhimi por edhe pjesa tjetër që ka të bëjë me shërbimet. Ne kemi bërë një reformë shumë të thellë të sistemit të urgjencës. 

Qytetari: Reformat kërkojnë Vangjush Dakon!

Rama: Po reformat kërkojnë Vangjush Dakon, por të lutem ti… të lutem. Kush e do mikrofonin?

Qytetari 3: Përshëndetje! Ka mundësi të të takoj njëherë kështu…

Rama: Pastaj, po fol njëherë se jemi dhe në TV dhe po na shohin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro