Sofia Vergara është nja nga femrat më seksi në industrinë e filmit, por si duket edhe ajo ka momentet e vështira gjatë xhirimeve.

Së fundmi bukuroshja Vergara ka treguar se ka qenë e tmerruar teksa po xhironte disa skena të sikletshme për filmin “Fading Gigolo”, ku duhej të luante një skenë seksi me dy persona të tjerë.

“Në fillim isha pak nervoze. Unë nuk kam bërë kurrë më parë diçka si kjo, as në jetën relae dhe as në kamera”, u shpreh aktorja.

sofia vergara

Por falë aktores Sharon Stone ajo ka arritur t’ja dalë mbanë. “Kur po xhiroja, Sharon u tregua mjaft e mirë me mua, më mbështeti për këtë gjë.

Ajo më tha:- “thjesht më ndiq mua, e kam bërë këtë shumë herë, çdo gjë do të shkojë mirë thjesht relaksohu”, u shpreh më tej Vergara.

(b.t/shqiptarja.com)