Sofra e gurtë që qëndron prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë është kthyer në një vend ku qytetarët e shfrytëzojnë që të bëjnë foto, por edhe për t’u shplodhur
Ka qenë vetë kryeministri Rama ai që ka shpërndarë disa pamje në llogarinë e tij në facebook.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krah fotove të publikuara.
Shefi i mazhorancës, Edi Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura, por deri më tani është refuzuar nga protestuesit.
Ndërkohë një ditë më parë Rama prezantoi një kanal komunikimi online. Platforma ‘Fol me kryeministrin’ synon t'u japë qytetarëve mundësinë të drejtojnë pyetje, kritika dhe propozime konkrete për të ndryshuar vendimmarrje të caktuara.
Në plaftormën, e cila fillimisht do të presë studentët, mund të drejtohen pyetje, kritika, shqetësime, apo edhe të ngrihen propozime. Komunikimi nuk është ekzskluziv vetëm për kryeministrin, por edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë apo të grupit parlamentar.







Komente
Komento