NAIROBI, 27 korrik/ATSH-DPA/ - Prindërit e rreth 20 foshnjave në Kenia që kanë lindur gjatë kohës së vizitës së presidentit amerikan, Barack Obamës në Nairobi u kanë vendosur emrat e familjes presidenciale amerikane, shkruan sot gazeta lokale "The Star".
Djemve, nënat u vendosën emrin Barack Obama, ku mbiemri përfshihet në emër, ndërsa vajzave u vendosën emrin e bashkëshortes së Obamës, Michele dhe të vajzave të tyre, Malia dhe Sasha.
Zhanet Atieno, e cila lindi një vajzë në një spital në Kisumu, qytet ky në perëndim të Kenias, afër fshatit të familjes së Obamës, Kogelo, tha se ajo i ka vendosur së bijës emrin Michele Obama me shpresën që të bëhet e suksesshme në jetë.
"Shpresoj që foshnja ime të rritet shëndoshë e mirë dhe të ndjekë hapat e personit që i ka marrë emrin", shtoi Atieno.
"Është koha që t'u vendosim fëmijëve tanë emra që do të sjellin kujtimet e vizitës së madhe të Obamës", shtoi për më tepër një i afërm i saj.
Obama është në një vizitë katërditore në Kenia dhe Etiopi kushtuar luftës kundër terrorizmit, për rimëkëmbjen e ekonomike dhe të drejtat e njeriut.
Ai është i pari president amerikan në detyrë që viziton Kenian dhe i pari që për herë të parë që viziton Etiopinë./  /r.b/  a.jor.