Një gjysmë milioni milingona të pajisura me banderola të vogla. Ky do të jetë spektakti i organizuar në një kopsht zoologjik gjerman nga ekologjistët e WWF-së në formë proteste për mbrojtjen e Amazonës, para vizitës në Brazil të kancelares Angela Merkel.Gjatë këtij manifestimi, milingonat gjethe-prerëse, një specie që gjendet në zonat tropikale do të mbajnë pjesë të vogla gjethe peme në të cilën aktivistët e Fondit Botëror për Natyrën (WWF) kishin shkruar kërkesat e tyre në formë slogani si "shpëtoni Amazonën", "solidaritet" apo "Merkel, ndihmë".Me këtë nismë të organizuar në kopshtin zoologjik të Këlnit (perëndim), organizata për mbrojtjen e natyrës është angazhuar për të inkurajuar kancelaren gjermane për mbrojtjen e pyllit të Amazonës gjatë takimit të saj me presidentin e Brazilit, Dilma Rousseff, planifikuar pas dy ditësh.