SOFT NEWS – Merkel i kalon pushimet me vizita në muzeume


BERLIN, 28 korrik /ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka filluar pushimet vjetore këtë javë me shëtitje në malet e Tirolit Jugor duke vizituar muzeun e ri mahnitës të legjendarit të alpinizmit, Reinhold Messner.
Dizenjuar nga arkitektja e njohur irakiane, Zaha Hadid, muzeu është ndërtuar 2 275 metra mbi nivelin e detit në malin Kronplatz në kufi me Dolomitet.
Muzeu u hap vetëm të premten e kaluar dhe përfshinte një koleksion të madh mjetesh alpinizmi.
Vizita e djeshme e kancelares në muze erdhi dy ditë pasi ajo kishte kryesuar në listën e VIP-ave që marrin pjesë në natën e hapjes së festivalit vjetor të Operas së Bayreuthit.
Merkel, me bashkëshortin e saj, Joachim Sauer, e kalon zakonisht një javë për alpinizëm në Tirolin Jugor.
Pushimet e Merkelit vijnë pas një kohe të tensionuar për kancelaren, e cila disa ditë përpara se të largohej, u bashkua me liderët e tjerë evropianë për të arritur një marrëveshje që t'i japë fund përballjes së gjatë me Athinën mbi marrëveshjen e mundshme për një borxh të ri./ /n.r/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij: Lutemi me besim dhe përulësi