ROMË - "Ata që bëjnë foto janë të pa edukatë", tha mjeshtri Daniel Barenboim i cili nuk duronte dot dje në mbrëmje në "la Scala" në Milano fleshët e aparatëve që e shpërqëndronin nga sonata e Schubert-it dhe ndërpreu këtë recital për të kritikuar audiencën, sipas medias.
Në teatrin më të famshëm italian në aspektin e prestigjit, në të djathtë të skenës, ndriçime të vazhdueshme të felshit fotografik shkëlqenin në errësirë. Pianisti i famshëm sapo fillonte notat e para të sonatës D845.
Atëherë Barenboim ndërpreu muzikën, u ngrit dhe u drejtua nga "shqetësuesja", që me sa duket nuk ishte hera e saj e parë që qortohet. "Zonjë, përpiqem që t'ju jap më të mirën, por ju nuk e respektoni! Ju a kam thën në çdo koncert, herën e parë me shaka, por këtë herë është serioze", tha ai, sipas agjencisë italiane të lajmeve, "AGI".
"Ata që bëjnë foto gjatë koncertit janë të paedukatë", thotë në atë moment mjeshtri, nën duartrokitejet e publikut, para se të rimarrë sonatën./ATSH/
/Shqiptarja.com