Sokakët e Gjirokastrës joshin të huajt

Kryeministri Edi Rama me pamje nga sokakët e Gjirokastrës shkrun në FB se të gjitha gjuhët e botës dëgjohen nëpër Gjirokastër, dhe kjo është shëmbëlltyra më e mirë e turizmit që shtrihet në gjithë vendin. Turistja nga Gjermania vjen për herë të parë në Gjirokastër dhe shpreson të kenaqet

“Unë jam nga Spanja, por jetoj në Gjermani. Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Deri tani është një qytet shumë i këndshëm. Ende nuk e kam vizituar kalanë. Por, besoj se do të jetë një udhëtim shumë i këndshëm”, u shpreh një turiste.

Mengjesi në këtë qytet të gurtë, është një nga ato mbresa tek turistë të saardhur

“Ne jemi nga Gjermania. Jemi akomoduar në një hotel pak më poshtë dhe më pëlqen shumë mëngjesi këtu. Është shumë i këndshëm. Po, është e këndshme të ecësh në këto rrugica dhe të shikosh dyqanet përreth. Është hera e parë që vijmë. Erdhëm mbrëmë dhe sapo kemi filluar të eksplorojmë qytetin”, u shprehën dy turiste të tjera.

Gjirokastra e prezantuar nga rrjetet sociale orientoi turistin portugez drejt Shqipërisë- “Ne jemi nga Portugalia. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe në këtë qytet. Do të qëndrojmë në Durrës, por vendosëm ta vizitojmë edhe këtë qytet. E kemi parë në rrjetet sociale, por kemi dhe miq që e kanë vizituar dhe ishim shumë kureshtar ta vizitonim këtë qytet. Sapo kemi mbërritur dhe më duket shumë i bukur, natyra përreth dhe vetë qyteti. Shpresoj te shoh më shumë bukuri sot”, u shpreh turisti.

Qytet me një shije magjike. Qifqi, musaka dhe embelsira oshaf, janë mbresat e para për Xhonën dhe Paulën - “Përshëndetje, jemi Xhoana dhe Paola nga Portugalia. Kjo është vizita jonë e parë në Gjirokastër. Ky qytet më duket shumë i këndshëm. Është mahnitës. Mbërritëm mbrëmë dhe dritat e qytetit ishin shumë të mrekullueshme, ishin shumë të bukura. Është shumë e këndshme edhe gjallëria e qytetit. Është shumë bukur të shohësh edhe kaq shumë njerëz. Ky qytet ka një shije magjike. Sa për ushqim kemi provuar qifqi, musaka. Sa për ëmbëlsirë provuam oshaf. E rekomandojmë. Ishte shumë e mirë”

S.G/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë