Sokol Balla do të rikthehet në postin e drejtorit të Departamentit të Lajmeve në Top Channel, 6 vite pasi dha dorëheqjen nga ky post.
Burime pranë Top Medias kanë bërë me dije për Anabel.al se gazetari do të vazhdojë drejtimin e emisionit ‘Top Story’, tanimë 2 herë në javë, duke u transmetuar përveç të enjteve, edhe të hënën, në orarin që zinte Rudina Xhunga me ‘Shqip’. Balla u emërua drejtor i Departamentit të Informacionit në Top Channel nga Dritan Hoxha, në vitin 2005 pas largimit të ish-drejtorit Andi Bejtja.
Në këtë kohë, Sokol Balla nisi edhe emisionin ‘Top Story’. Në shtator të 2009-ës, pak kohë pas zgjedhjeve vendore të atij viti, Balla dha dorëheqjen nga posti i drejtorit, duke mbajtur vetëm atë të moderatorit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com