Sokol Berberi
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, deklaron katër kredi dhe një borxh, të ardhura nga pagat, nga trajnimet dhe qeraja e apartamentit. Konkretisht, Sokol Berberi deklaron pagën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë, të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro, të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë, të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët, 51.000 lekë, të ardhura për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë, të ardhura nga shitja e dy librave 81,600 lekë etj.