Sokol Cikalleshi kërkon pagat e prapambetura, në Turqi e përjashtojnë nga ekipi

Sokol Cikalleshi kërkon pagat e prapambetura, në Turqi e përjashtojnë nga ekipi

Sokol Cikalleshi

Krizë financiare në Turqi për Konyaspor. Klubi i Superligës në këtë vend ka disa muaj pa paguar disa futbollistë, mes tyre edhe Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i Kombëtares dhe portieri i ekipit, Paul Bernandoni kanë muaj pa marrë atë që u takon.

Dyshja kanë kërkuar pagat e prapambetura, ndërsa nga klubi kanë marrë veçse refuzim, duke i lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e kësaj të diele kundër Galatasaray.

Mediet turke bëjnë me dije se portieri francez ka shkuar më tej, duke angazhuar avokatët pasi ka "disa kohë" i papaguar. Tre muaj pagë nuk ka marrë as Cikalleshi, që ka shënuar tetë gola këtë edicion në elitën e Turqisë.

Tanimë pritet të shihet sesi palët do veprojnë, me lojtarët që kanë të drejtë të ankohen në FIFA dhe me gjasë do fitonin çështjen, duke bllokuar merkaton dhe asetet e Konyaspor. Kujtojmë se kavajasi Cikalleshi luajti i huazuar në Arabinë Saudite sezonin e shkuar dhe ka kontratë edhe për gjashtë muaj me Konyaspor.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit