Sokol Cikalleshi është rikthyer me skuadrën e Konyaspor, një javë pasi klubi turk e përjashtoi pasi kavajasi u "rebelua" dhe kërkoi pagat e tre muajve të fundit që nuk i ishin dhënë.
Për këtë, 33-vjeçari dhe portieri i Konyaspor bënë një javë pushim, por duket se situata është sqaruar dhe Cikalleshi luajti titullar këtë të dielë. Në Stamboll, Istanbulspor dhe Konyaspor barazuan 0-0.
Në të 79 minutë, Cikalleshi lëshoi një "silurë" nga 20 metra që u ndal në rrjetë, por ishte VAR ai që u fut në lojë dhe 33-vjeçari ishte pozicion jashtë loje në momentin e kontrollit të topit, duke i "ngrirë festën" miqve.
Te Istanbulspor në fushë ishin Loshaj dhe Et'hemi, teksa Rroca vuan një dëmtim. Kështu, 'derbi i shqiptarëve' u mbyll në paqe 0-0.