Sokol Tanushi kërcënoi me armë pronarin e një lokali në Babrru, arrestohet 47 vjeçari që i fshehu armën

Sokol Tanushi kërcënoi me armë pronarin e një lokali në Babrru, arrestohet 47 vjeçari që i fshehu armën

Pistoleta e sekuestruar

Arrestohet 47 vjeçari Artan Kërrnaja i shpallur në kërkim për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Përkrahja e autorit në krim".

47 vjeçari ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën Sokol Tanushi ka kanosur pronarin e një lokali në Babrru.

Tanushi ka qënë nën efektin e alkoolit dhe ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë, në ambientet e lokalit të tij pronarin e lokalit, por për fat të mirë është neutralizuar nga personat që kanë qenë në lokal që i kanë hequr armën e zjarrit nga dora.

Arma e Tanushit është marrë dhe fshehur nga Artan Kërnaja i cili ditën e sotme është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr. 5 në Kamëz.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar.

Ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Përkrahja e autorit në krim".

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak. 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Përkrahja e autorit në krim". 

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare