Tri nëna nga Kanadaja, njëra quhet Terezina Marku, bashkë me dy shoqet e saj, njëra nga Lazarati tjetra nga Kosova dhe kjo nga Shkodra, dërguan diçka simbolike duke u bërë pjesë e dhimbjes dhe më thoshin që Ambra një pjesë është edhe e jona. Disa fëmijë, Klovis dhe Dea Karoshi, dy motrat, Sara dhe Viola Makishti, por edhe një djalë i vogël, Enea Nako, iu thonë prindërve të tyre që kursimet tona i kaloni tek Ambra, se jeta e saj është më e rëndësishme se dhuratat për ne.
Po kështu një zonjë e nderuar që punonte te Kuvendi i Shqipërisë, nga Shkodra, që m’u lut të mos e përmendja, por i takonte Kastratëve të Shkodrës, më vjen me lot në sy e më takon, duke sjellë edhe një shumë të konsiderueshme. Ajo kishte patur një ngjarje të tillë dy vjet më parë me bashkëshortin e saj... Dua të veçoj edhe spitalin e Peshkopisë, që dhanë shpirtin e tyre, por edhe shkollën “Shyqyri Peza” në Tiranë me drejtoreshë Shigjeta Tafani Canaj, e cila u bë pioniere e kësaj mbështetjeje.
Por edhe shkolla “Sami Frashëri” ku është nxënëse Ambra; kanë tri ditë që mbledhin ndihmame nismën e vetë nxënësve dhe shokëve e shoqeve të Ambrës. Po kështu një ministadium futbolli në Sohodoll të Peshkopisë me emrin "Liridon Methasani", ka vendosur një kuti pranë fushës së sportit dhe janë mbledhur ndihma. Një bashkëqytetar në Amerikë, Luan Cibaku në mes të qytetit ku jeton ka vendosur kutinë e ndihmave; në Zvicër Skënder Krasniqi nga Prishtina, në Kosovë Milaim Krasniqi dhe Sabush Selmani, në Mynih Valon Marke një djalë nga Dibra e Madhe po bën gjithçka me gjithë familjen e tij, në Bruksel Beshir dhe Leme Shira, brenda një spitali ku punon vetë kjo grua shqiptare kanë mbledhur ndihma... Në Tiranë janë edhe shkolla “Fan Noli” dhe shkolla jopublike “Sarina” në Pogradec dhe Fier, por edhe fakulteti Ekonomik ku studion motra e Ambrës, Nerilda Meda në vitin e dytë. Në RTSH, shumë miq dhe kolegë të Dëfrim Methasanit, komshi, gjaku ynë, shoqëria etj..
Impresionuese ishte mbështetja e ish-pronarit të prindit të Ambrës në Korfuz, quhen Sokrat dhe Marie që kanë depozituar kontributin e tyre. Deri dje ishin bërë afro 50 milionë lekë të vjetra edhe pse shuma është shumë e madhe: kalon 180 mijë euro vetëm terapia. Klubi Sportiv Kosova në Mynih duhet përgëzuar, por edhe ekipi i volejbollit "UMB Volej", që të gjitha vajzat dhe trajneri Hasan Gurabardhi iu përgjigjën ftesës së kapitenes Klejda Shkurti duke dhënë një kontribut. Disa miq biznesmenë, si Përparim Golli, Musa Rricku, Flamur Hoxha, Latif Miha, pronari i “Gega Oil”, pronari i hotel Tiranës, Ramë Geci, por edhe shumë të njohur e të panjohur.
Ish- mësuesit e mi të shkollës dhe trajnerët e sportit, Rexhep Zebi në Kanada, Nexh Lazimi në USA, por edhe mjaft miq e shokë, shqiptarë kudo në botë janë bashkuar me Ambrën. Fadil Begu nga Peshkopia më thoshte që sot e nisa ditën jo nga zyra e punës, por nga banka duke derdhur një shumë të familjes sime për jetën e asaj vajze aq të bukur. Buzëqeshja e saj të fton ta duash dhe të mos e lejosh të vdesë... Së fundmi është gjesti i dy vëllezërve kampion, Ismail dhe Gjetan Keta që do bëjnë dy ndeshje, për një jetë... Nga njerëzit e veshur me pushtet, kryebashkiaku i Sarandës na ka qëndruar afër.
Më preku shumë Ndrekë Ismaili, invalid që më dha një shumë dhe më tha “më ofendon nëse ma kthen”. Po kështu edhe kolegu im, Mejdan Zhivani, gazetar sportiv, që akoma është pa u shëruar pasi ka kaluar tri ndërhyrje kirurgjikale, me gjithë familjen e tij u bënë pjesë e ndihmës... Nga Dibra e Madhe, Bajram Kllobçishta po bën nisma me gjithë shqiptarët atje, ndërsa në Kumanovë, Reshat Ibrahimi e në Tetovë Shaban Sinani, gazetarë të dy... Me një fjalë janë të shumta rastet dhe episodet që dua të përmend, por sa më shumë emra të them, aq më shumë të tjerë i harroj...
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)