Pas tërmetit që goditi Kroacinë sot kanë reaguar edhe liderët në Ballkan. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ishte e gatshme t'i siguronte çdo lloj ndihme Kroacisë pas tërmetit në Petrinja.
"Shpresoj që tërmeti të ketë pasur një numër viktimash sa më të ulët dhe ne do të sigurojmë çdo ndihmë. Nëse mund të ndihmojmë në ndonjë mënyrë - ne do të ndihmojmë. Më vjen shumë keq dhe jam i gatshëm të jap çdo lloj ndihme, financiare, teknike," tha Vuçiç gjatë një vizite në Zajecar.
Ka reaguar gjithashtu edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Qeveria e tij ka vendosur të dërgojë 6 milion denarë maqedonas ndihmë financiare për Kroacinë.
Sllovenia ofroi çadra, shtretër, ngrohje për viktimat e tërmetit. Kryeministri Janez Jansa tha se ai foli me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç menjëherë pas tërmetit dhe ofroi ndihmë.
"Administrata jonë e mbrojtjes dhe shpëtimit është në gatishmëri dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me ata që janë përgjegjës," shkroi Jansa.
Sllovenia është gjithashtu e gatshme të ofrojë ekspertë për vlerësimin e dëmit.
Radio Sllovene raporton se tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në zonat më afër epiqendrës, në provincat e Dolenjska dhe Bela Krajina, por edhe në disi më të largët në veri-lindje të vendit përreth Maribor dhe afër Ptuj.
Edhe presidenti malazez Gjukanoviç ka shprehur solidaritetin me Kroacinë, ai i dërgoi një telegram Presidentit Kroat Zoran Milanoviç .
"Ne jemi gati të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje," tha Gjukanoviç, duke shtuar se Mali i Zi është i trishtuar kur sheh skenat e frikshme që vijnë nga Kroacia fqinje.
Ministria e Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës i ka ofruar Ministrisë së Brendshme të Kroacisë duke dërguar 60 trupa të kërkim shpëtimit.
Lajmi kryesor:
Tërmet 6.3 ballë godet Kroacinë! 7 të vdekur, mbi 40 persona në spital Rama: Pranë me zemër, japim ndihmesën tonë! Basha: Lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
18.9%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
71.2%
Vota total: 111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë strategjike me izraelitët e SHEBA-s për kthimin e QSUT në qendër ekselence
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01