SOLIDARITET/ Një ndër orkestrat më të mira në botë, koncert për të prekurit nga tërmeti I 26 nëntorit
Violinisti Shkëlzen Doli së bashku me anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, do të organizojnë një concert bamirësie për të prekurit nga tërmeti. Koncerti I bamirësisë do të mbahet më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë.
Foto nga koncert i Dolit
Redaksia 18 Dhjetor 2019, 16:52 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 16:58
Të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania.
Të trembëdhjetë anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, menjëherë pas ftesës së violinistit Doli u treguan menjëherë të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss.
Kjo është një thirrje shqiptaro-vjeneze, që nëpërmjet artit fton të gjithë publikun që ka mundësi të jetë në sallë pak para ndërrimit të viteve, për t’u solidarizuar sëbashku dhe për të shijuar tingujt magjikë e virtuozë nga anëtarët e një ndër orkestrave më të mira në botë, në kryeqytetin Evropian të muzikës klasike.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Fiton trofeun në 'Çmimet Kult', Anxhela Peristeri do të dhurojë të ardhurat për të prekurit nga tërmeti
Anxhela Peristeri fitoi mbrëmë çmimin "Kënga e Vitit", në 15-vjetorin e "Çmimeve Kult".
"Pa mua" ishte kënga e shpallur fituese, e kënduar nga Anxhela Peristeri dhe e kompozuar nga Kledi Bahiti.
Anxhela deklaroi se të ardhurat nga ky trofe do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
"Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi 'Pa mua' si kengën e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga Kledi Bahiti qe e meriton kete cmim njesoj si une! Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve", shkruan Anxhela.