Solidaritet për Ukrainën, ambasadorja e BE në Tiranë: Jeni burim admirimi! Lufta solli nevojën për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta

 

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin e saj [për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë ata që janë mbledhur në shenjë solidariteti në Tiranë janë burim adminrimi për të gjithë.

Hohmann thotë se lufta solli nevojën për të vepruar e për të bërë gjithçka si vende të Europës për të mbrojtur vlerat e përbashkëta.

“Më lejoni të them se sa e impresionuar jam për të gjithë këtë solidaritet. Këtu sheh se sa shumë njerëz kanë dalë sot në mbështetje të Ukrainës të një shteti të lirë dhe të pavarur demokratik. Ju Volodymyr si ambasador i Ukrainës jeni përfaqësues i popullit tuaj sot. Sot këtu përfaqësoj BE dhe shtetet anëtare e dëshiroj që qytetarët tuaj t’ju them që qytetarët tuaj, shoqëria juaj civile, autoritetet tuaja dhe presidenti juaj, të gjithë jeni burim admirimi për ne.

Për shumë u gabua 2 herë, së pari refuzuam të shihnim Rusinë për atë që është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kjo ka qenë dhe vijon të jetë një çështje agresioni e pastër dhe një shkelje e qartë e kartës së OKB, fatkeqësisht e shoqëruar me krime të tmerrshme të kryera nga Rusia kundër popullit ukrainas. Për shumë u gabua për herë të dytë duke ulur shanset ushtarake. Për ju, ukrainasit, vendi juaj nxorët gjithë këta vetë gabim se çdo ditë Ukraina po kryen rezistencë heroike. Ju jeni burim frymëzimi.

Këto fjalë dëshiroj t’ua them qytetarëve të SHqipërisë. Me ju, ne faktikisht kemi patur një tjetër anëtar të BE në Këshillin e Sigurimit duke përafruar me ne, keni treguar që së bashku ndajmë të njëjtin vizion për botën. Konsensusi i qytetarëve të Shqipërisë është mbresëlënës. Beteja e të drejtës ndërkombëtare fiton plotësisht.

BE, shtete që duan të bëhen anëtare si Shqipëria e Ukraina, ne ndajmë të njëjtat vlera, ato të demokracisë e lirisë për sigurinë, solidaritetin, sistemin e marrëdhënieve shumë palëshe. Kam besuar gjithnjë që Europa do të ndërtohej përmes krizave dhe do ishte shumatorja e krizave. Këtu gjendemi e mund të ecim përpara  pranojmë dhe ndryshimin përballë këtyre sfidave se na bëjnë që të rritemi. Kjo luftë na solli ne një domosdoshmëri, nevojën për të vepruar e për të bërë gjithçka mundemi e për të mbrojtur vlerave të përbashkëta. Ky është premtim që do ta mbajmë gjatë gjithë kohës.”, tha Hohmann.


Lajmi kryesor:

1 vit agresion rus në Ukrainë, në Tiranë marshim për paqen! Veliaj: Solidaritet me popullin ukrainas! Ambasadorët: Perëndimi më i bashkuar se kurrë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar