Fëmijët e kryeqytetit dhurojnë lodra për bashkëmoshatarët në Durrës dhe Thumanë, që u prekën nga tërmeti

Fëmijët e kryeqytetit dhurojnë lodra për bashkëmoshatarët në Durrës dhe Thumanë, që u prekën nga tërmeti

TIRANE- Fëmijët e kryeqytetit janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Qindra nxënës të shkollave të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kanë dhuruar një pjesë të lodrave apo pajisjeve të tyre mësimore për moshatarët e tyre në Durrës, Thumanë, Laç apo Lezhë. Kryebashkiaku Veliaj priti sot një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”, të cilët iu bashkuan Operacionit “Kutia” dhe kanë dhuruar lodra, veshje dhe libra për bashkëmoshatarët e tyre, që edhe ata të festojnë të gëzuar festat e fundvitit.

Ndërsa, falenderoi fëmijët e kopshteve dhe shkollave të Tiranës për solidaritetin e madh, ai ftoi edhe fëmijët e tjerë të kryeqytetit që të shfrytëzojnë kohën që kanë në dispozicion dhe të bëhen edhe ata pjesë e kësaj nisme të bukur. “Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, por sidomos të shkollës “Vasil Shanto”. Ata kanë qenë të parët që i janë bashkuar Operacionit “Kutia”. Secili ka marrë një kuti këpucësh, e ka mbushur me dhurata, mjete për shkollën, lapsa, stilolapsa, fletore, çorape, kapuçë, gjëra që duhen për dimër, për çunat dhe gocat, bashkëmoshatarë e tyre në Durrës, në Thumanë, në Krujë, në Kurbin, në Laç, dhe territoret e tjera të prekura nga tërmeti”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do kujdeset që çdo kuti e përgatitur nga nxënësit e Tiranës të shkojë pranë fëmijëve të zonave që u prekën më shumë nga tërmeti, për t’i krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash. “Ne do t’i mbledhim të gjitha kutitë dhe dhuratat e do t’i çojmë në zonat e prekura, për të treguar se ne në Tiranë, jo vetëm që rikuperojmë shumë shpejt, por jemi gati të ndihmojmë çunat dhe gocat në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nisur pikërisht nga përkrahja që pati kjo nismë këtë vit, Bashkia e Tiranës do ta organizojë atë çdo fundvit, në mënyrë që të gjithë fëmijët të marrin dhurata dhe të festojnë. “Tani që e eksperimentuam këtë vit, ka apo s’ka tërmet, ne do ta bëjmë çdo vit këtë, apo jo? Të tregojmë se në Tiranë, jo vetëm që jemi më të mirët, jo vetëm që jemi me 10-a, jo vetëm që merremi me sport dhe ndihmojmë komunitetin, por jemi edhe shumë solidarë e bujarë për gjithë çunat dhe gocat e Shqipërisë. Shumë faleminderit dhe gëzuar festat të gjithë kalamajve të Shqipërisë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës