Në orën 12:00, mbërriti në Policinë e Tiranës, avokati i Rroshit, Dhori Sollaku. Ai mori një takim me klientin dhe qëndroi me të rreth 40 minuta. Për gazetarët Sollaku tha se akuza nuk kishte asnjë provë konkrete dhe se bazohej mbi informacione policore.
Avokati Sollaku, përsëriti se Prokuroria e kishte bazuar akuzën mbi një dënim për të cilin klienti i tij nuk ka pasur dijeni si dhe mbi dëbimin e tij nga Zvicra, shtet për të cilin nuk ka detyrim deklarimin në formularin e dekriminializimit, pasi nuk është pjesë e vendeve të BE- së.
“Dosja për Elvis Rroshin nuk ka asnjë provë dhe është e bazuar në informacione policore. Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Por në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka nevojë të deklarohet dëbimi pasi Zvicra nuk është vend i BE”, tha Sollaku.
Elvis Rroshi u arrestua një ditë më parë me akuzën për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”. Në ngarkim të Rroshit ka edhe një vendim nga Gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën "arrest me burg". Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO