Somali, grupi Al-Shabab, të paktën 12 të vrarë gjatë një sulmi

Somali, grupi Al-Shabab, të paktën 12 të vrarë gjatë një sulmi

Foto ilustruese

Gjatë një sulmi nga militantët e grupit al-Shabab ndaj një baze ushtarake somaleze në rajonin Juba e Ulët, të paktën 12 persona u vranë këtë të hënë.

Zyrtarët i thanë shërbimit somalez të Zërit të Amerikës se në shënjestër të sulmit ishte baza Sanguni, rreth 50 kilometra në veri të qytetit port Kismayo.

Mukhtar Abdi Mohamed, komandant i forcave somaleze në Sanguni, tha se trupat e tij identifikuan dy makina bomb, të cilat i shpërthyen në mënyrë të kontrolluar, para se mjetet e tyre ushtarake të vazhdonin rrugën drejt bazës ushtarake që u sulmua nga militantët.

Sipas Mohamed, 80-100 militantë sulmuan bazën nga pjesa veriore, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve. Gjatë luftimit u vranë të paktën tetë militantë.

Në qershor të këtij viti, në bazën ushtarake të Sangunit u vra një ushtar amerikan nga një sulm me mortaja nga grupi al-Shabab. Nuk ka informacione nëse në gjatë sulmit të së hënës në bazë kishte të pranishëm ushtarë amerikanë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja