PARIS - Vetëm dhjetë muaj më parë, Francois Hollande hyri triumfues në Champs Elysee, pasi mori fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale duke premtuar më shumë vende pune dhe duke kritikuar epokën përçarëse të rivalit të tij, Nikolas Sarkozi.

Dhjetë muaj me radhë, kjo ëndërr duket se është kthyer në pluhur.

Një sondazh i publikuar të mërkurën tregoi një rënie të popullaritetit të tij, e cila po shkon në një drejtim të kundërt me shifrat e papunësisë dhe perspektivat për ekonominë franceze.

Kreu i shtetit francez është konsideruar si një president i keq nga 51 % e francezëve.

Ndërsa vetëm 22 % e tyre mendojnë se ai është një president i mire, bëhet e ditur nga një sondazh nga instituti CSA publikuar në revistën franceze “Le Nouvel Observateur'.

Ndërsa pjesa tjetër e personave të pyetur për këtë sondazh nuk kanë dëshiruar të japin mendim.

Sot në kanalin televiziv France 2 presidenti socialist Hollande do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, i cili do të përballet edhe me rezultatin e sondazheve, që tregojnë ulje të vazhdueshme të popullaritetit të tij, 10 muaj pas fitores ndaj Nicolas Sarkozy në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 maj 2012.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)