Tashmë hetuesit po kontrollojnë edhe ajrin. Misioni i Guardia di Finanza në Shqipëri është realizuar falë një marrëveshjeje të 2012 për të luftuar krimin e organizuar.
Media Italiane shkruan se në tre vitet e fundit numri i të mbjellave të bimës së kanabisit ka ardhur në rritje. Gjatë eksplorimit të 15.83% të territorit shqiptar në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabis. Në vitin 2014 janë identifikuar 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në vitin 2013 janë zbuluar 305 plantacione dge 81 mijë bimë kanabis nga një eksplorim i përgjithshëm i 12.5 % të territorit të Shqipërisë.
Shkrim ka rikujtuar edhe raportin vjetor të SHBA-së, e cila ka përcaktuar Shqipërinë si vend “burim i prodhimit të marijuanës dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet europiane”. Në raport përmendet edhe fakti se autoritete shqipatre kanë sekuestruar sasi të mëdha droge falë bashkëpunimit me homologët italainë. Në falë të bashkëpunimit në vitin 2015 u asgjesuan 7 ton marijaun ndërsa 690 mijë plantacione u shkatërruan si dhe u sekustruan rreth 55.3 kg heroinë.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)