Në një kohë kur Franca po i afrohet pothuajse 2 milion të infektuarve, ministri i shëndetësisë Olivier Veran, deklaroi se ata besojnë se Franca tanimë ka kaluar kulmin e epidemisë.  Në fjalën e tij ai theksoi se numri i peronave të pranuar në kujdesin intensiv ka rënë dukshëm  dhe kjo është një shenjë e mirë.

Në vend prej javësh  prej 30 tetorit është vendosur një izolim i dytë, megjithatë qytetarët francez duket se nuk janë të bindur dhe një pjesë e madhe kanë shkelur rregullat.

Në një sondazh të ditëve të fundit  u zbulua se 60 përqind e të anketuarve nuk kanë respektuar të paktën një nga kufizimet. Sipas ekspertëve një gjë e tillë ka ardhur për faktin se një në pesë pacientë me COVID-19 tka pasur probleme psikologjike më pas.

Për të ngadalësuar numrin e madh të rasteve dhe shtrimeve, qeveria rivendosi një bllokim kombëtar njëmujor në fund të Tetorit ku qytetarëve u kërkohej edhe një herë të justifikonin çdo lëvizje të tyre jashtë shtëpisë së tyre.

Baret, restorantet dhe palestrat u detyruan të mbyllen përsëri dhe autoritetet theksuan se  grumbullimet dhe festa në shtëpi ishin të ndaluara.

Sondazhi i Ifop për Consolab zbuloi se gati një e katërta e 2,030 të anketuarve - 23 përqind - ose i kanë mirëpritur të afërmit e tyre në shtëpi ose i kanë vizituar në të tyre. .

Sipas shifrave  të marra nga Ministria e Brendshme, vetëm javën e parë janë vendosur 72,200 gjoba pasi ata nuk respektonin rregullat.

Franca është një nga vendet më të goditura të BE-së me më shumë se 44,200 vdekje COVID-19 të regjistruara që nga fillimi i pandemisë - pak më pak se Italia.