89% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik. Thuasje 1 në 3 prej tyre thonë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë. Të dhënat vijnë përmes një sondazhi të kryer nga Instituti për kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, sipas të cilit qytetarët e shohin shumicën e institucioneve në vend si të korruptuar, duke shënuar një mesatare prej 61 pikësh në një shkallë korrupsioni nga 0 deri në 100.
‘Përgjithësisht institucionet konsiderohen të korruptuara megjithatë në krahun e djathtë gjenden ato institucione që konsiderohen më të korruptuar dhe këto kanë të bëjnë me: Doganierët, gjykatësit, deputetët, kryetarët e partive politike, tatimorët, prokurorët etj’ tha ai.
Punonjësit e Doganave, Gjykatësit dhe Prokurorët, rezultojnë më të korruptuarit. Ndërkaq, Besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet shtetërore vijon të mbetet shumë i ulët. Gjetjet e sondazhit tregojnë se të gjitha institucionet, përveç Policisë së Shtetit, shënojnë më pak se 50 pikë në një shkallë nga 0 deri në 100 ku 0% “nuk kam aspak besim” dhe 100% ”kam shumë besim”. Parlamenti ( me 27 pikë) dhe Gjykatat (me 28 pikë), shënojnë rezultatet më të dobëta krahasuar me institucionet e tjera.
Situata e përgjithshme ekonomike në Shqipëri shihet si e zymtë nga shumica e qytetarëve në vend. Gjetjet tregojnë se pothuajse 3 nga 5, ose 59% e pjesëmarrësve , e shohin situatën në këtë aspekt si të “keqe” ose “shumë të keqe”. Krahasuar me 1 vit më parë, shumica e qytetarëve (53%) mendon se situata ekonomike në vend është përkeqësuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO