Sondazhi, Gjoni kalon Ramën
Kreu i PS: Do merremi me policinë

Sondazhi, Gjoni kalon Ramën<br />Kreu i PS: Do merremi me policinë
TIRANE - Rezultate befasuese pas një interesimi të jashtëzakonshëm të kandidatëve për votimin në sondazhin e Shqiptarja.com që po vijon prej disa ditësh.

Këtë herë në krye të listës së më të votuarve si kandidatë për deputetë ka dalë deputeti Ilir Gjoni me 2067 vota deri në orën 22.45 minuta, duke parakaluar dhe kreun e PS Edi Rama me 2001 vota, kreun e PD Sali Berisha me 1181 vota dhe Erjon Braçen me 1909 vota.

Sondazhi që vjen për herë të parë në Shqipëri i këtij formati u vendos në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit duke marrë deri më tani preferencat e mbi 65 000 votuesve të cilët janë bërë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark, ndërsa numri rritet minutë pas minute.

Në krye të preferencave janë kandidatët e PS, kryesisht deputetët aktualë. Në krye të votimit qëndron deputeti i PS, Ilir Gjoni, kreu i PS Edi Rama, nënkryetari i grupit të PS, Braçe apo Kadeli. Ndërsa ka vota me shumicë për prurjet e reja në PS, Celibashi, Sollaku, Muçmata.

Shquhen Bazhdari, Malaj, Leskaj, Ruçi, Balla, Ahmetaj, Dalipi, Majko, Kodheli, Aldrin Dalipi, Cani, Blushi, Klosi, Ruçi, Lutaj, Zogaj, Bizhga, Gjakolli, Ylli, Zela, Peza, Spiropali, Manja, Veliaj, Isaraj, Tahiri por dhe ngjitja e Hysës e Kajës, etj.

Ndërsa nga kandidatët e PD të preferuar janë Berisha, Topalli, Murrizi, A.Veliaj, Olldashi, Rusmali, Oerd Bylykbashi, T.Shehu, Selami, Cara, Hoxha, Noka, Marku, Xhepa etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit