Sondazhi i kompanisë analitike Gallup: Besimi i amerikanëve tek mediat shënon pikën më të ulët që nga viti 1973

Sondazhi i kompanisë analitike Gallup: Besimi i amerikanëve tek mediat shënon pikën më të ulët që nga viti 1973

Kompania analitike amerikane, Gallup, ka publikuar të dhënat e një sondazhi që ka kryer në lidhje me besimin që kanë amerikanët te media. Sipas këtij sondazhi, besimi i tyre shënon pikën më të ulët ndonjëherë, që nga viti 1973 kur ka nisur të kryhet sondazhi. 

Sondazi zbulonte se vetëm 16% e pjesëmarrësve kishin besim të konsiderueshëm te lajmet që u serviren nga gazetat, që shënon herën e parë që shifra bie nën 20%, ndërsa vetëm 11% thanë se besonin në njëfarë mase te lajmet që jepeshin në televizion.

Anketuesit thonin se shifrat kishin rënë të dyja me 5 pikë% në krahasim me vitin e kaluar. Kompania analitike ka nisur të llogarisë besimin e amerikanëve te mediat e shkruara që prej vitit 1973, duke shënuar shifrën e besimit vetëm një herë me mbi 50% në 1979, dhe nisi të gjurmonte masën e besimit te lajmet televizive në 1993. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjëherë mbi 50%, sipas anketuesve.

Besimi tek mediat thuhet se ndahet gjithashtu sipas linjave politike, teksa mbështetja ndaj demokratëve mbetet e ulët, dhe më e lartë ajo ndaj republikanëve dhe të pavarurve.

Vetëm 5% e republikanëve amerikanë të anketuar thanë se besojnë te media, në krahasim me 12% mes të pavarurve dhe 35 mes atyre që e konsideronin veten demokratë, sipas sondazhit.

Edhe nivelet e besimit te lajmet e gazetave mes republikanëve dhe të pavarurve, nuk kishin qenë ndonjëherë kaq të ulëta. Ky besim kishte pasur gjithashtu rënie mes demokratëve në kohën kur qeveriste Trump, por vazhdoi të bjerë dhe pas inaugurimit të presidentit Biden.

Dhe besimi ndaj lajmeve televizive ndiqte një diagram të ngjashëm, me vetëm 6% të republikanëve që i besojnë lajmeve aktualisht, në krahasim me 8% të të pavarurve dhe 20% mes demokratëve.

Sondazhi u krye në periudhën nga 1 deri në 20 qershor teksa përfshinte intervista me 1,015 të rritur në të gjithë SHBA. Anketuesit thanë se marzhi gabimit është diku rreth plus-minus 4 pikë përqindjeje.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb