Vetëm 17% e amerikanëve miratojnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për të marrë Groenlandën dhe pjesa më e madhe e demokratëve e republikanëve kundërshtojnë forcën ushtarake për aneksimin e ishullit, thotë një sondazh i Reuters/Ipsos.
Sondazhi dyditor, i cili u përmbyll të martën, shfaqi shqetësimet e përhapura për kërcënimet e Trump për Groenlandën ndaj Danimarkës aleate në NATO. Groenlanda është prej shekujsh territor danez.
47% e të anketuarve nuk i miratuan përpjekjet e SHBA-së për Groenlandën, kurse 35% thanë se ishin të pasigurt.
1 në 5 të anketuar thanë se nuk dinin asgjë për planin e Trump. 66%, përfshirë 91% nga demokratët dhe 40% nga republikanët, thanë se shqetësoheshin që plani për Groenlandën do të dëmtojë aleancën me NATO-n dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me europianët.
10% ranë dakord me një deklaratë se SHBA-të “duhet të përdorin forcën ushtarake për të marrë një territor të ri si Groenlanda dhe Kanali i Panamasë.”
Edhe për Iranin, sondazhi tregoi se vetëm 33% e amerikanëve miratojnë sulmin ndaj vendit, kurse 43% jo.
Sondazhi i Reuters/Ipsos u krye online dhe në nivel kombëtar duke mbledhur përgjigje nga 1,217 amerikanë dhe me marzh gabimi 3%.
Lajmi kryesor:
Groenlanda, Trump këmbëngul: Duhet të jetë e jona! 50 minuta samit në SHBA, ministri danez thotë se ka ende ‘mospajtim’! Gjermania e Franca do të dërgojnë trupa







