Sondazhi/ Studentja Kleita vlerëson nismën e MAS: Bëhuni pjesë e këtij procesi vendimmarrës

Sondazhi/ Studentja Kleita vlerëson nismën e MAS: Bëhuni pjesë e këtij procesi vendimmarrës

Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Arsimit dhe Sportit, përpos përmbushjes së 8 kërkesave të adresuara nga studentët ka shkuar më tej. Një sondazh kombëtar për të gjithë studentët është hapur ku çdo student mund të plotësojë pyetësorin dhe vlerëson në këtë mënyrë Universitetin ku studion.

Ky sondazh i hapur nga Ministria duket se ka dhënë rezultate të frytshme. Kleita është një studente që ka arritur të plotësojë pyetësorin dhe tregon eksperiencën e saj mbi pyetjet që përmbante ai.

Siç shihet edhe nga prononcimi i saj në videon e mëposhtëme, Kleita shprehet se kjo nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është shumë e mirë dhe se më në fund zëri i studentëve po dëgjohet. “Tashmë çdo student ka një zë ku mund të flasë dhe ta dëgjojnë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Statusi i plotë: Kleita ka plotësuar pyetësorin që vlerëson universitetin e saj dhe ndihet që zëri i saj u dëgjua. Nëse je student, ndaj dhe ti 15 minuta për t’u bërë pjesë e këtij procesi vendimmarrjeje duke shprehur vullnetin tënd në pyetësor. #SondazhiKombëtarStudentor/ Lexo.al

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?