Kjo drekë pune ka shërbyer dhe për të evidentuar faktin se mbështetja ndaj qeverisjes së re dhe mazhorancës së re jo vetëm që nuk ka rënë apo ka qëndruar në vend por është rritur akoma më shumë, duke përballur një fakt të paparë deri më sot, atë të rënies drastike të mbështetjes për PD, që ka shënuar pikën më të ulët që nga krijimi i kësaj partie.
Kështu, në këtë drekë pune është folur edhe mbi një sondazh të realizuar së fundimi në të gjithë vendin, nga ku ka rezultuar, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, 56 përqind e shqiptarëve do votonin sërish për këtë mazhorancë, ndërkohë që vetëm 25 përqind e qytetarëve shqiptarë do të votonin opozitën aktuale, të drejtuar nga Partia Demokratike.
Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com