SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës

SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës

Erion Veliaj, Meta dhe Berisha

Pas protestave opozitare para Bashkisë Tiranë, të udhëhequara nga eksponentë kryesorë të partisë së Berishës dhe të partisë së Metës, JAVANEWS më kërkoi t’i zhvilloja një sondazh, ku të testoja sa vota do të merrte sot Veliaj përballë një kandidati të secilës parti respektive. Sondazhin e zhvillova gjatë fundjavës, duke dërguar një SMS me linkun e pyetësorit tek banorë krejt të rastësishëm në territorin e Bashkisë Tiranë.

Kampioni i sondazhit përbëhej nga 1254 banorë të rritur, të shpërndarë proporcionalisht në të gjithë territorin e bashkisë. Kampioni u ripeshua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë popullsinë e rritur të Bashkisë Tiranë. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor të sondazhit rezultoi plus minus 3.1%.

Nga sondazhi doli se në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Berishës, sot 52% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, ndjeshëm më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn.

Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Berishës, do të votonin rreth 120 mijë (shihni Grafikun 1 më poshtë).

Në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Metës, sot plot 62% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, goxha më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn.

Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Metës, do të votonin vetëm 60 mijë (shihni Grafikun 2 më poshtë).

Nga analiza e detajuar e të dhënave të hollësishme të sondazhit, rezulton se pothuaj të gjithë simpatizantët e Metës do të votonin për një kandidat të partisë së Berishës. Nga ana tjetër, vetëm 1/3 e simpatizantëve të Berishës do të votonin për një kandidat të partisë së Metës./JavaNews

SHËNIM: Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i të dhënave të sondazhit, rezulton se rreth 190 mijë tiranas të rritur janë aktualisht simpatizantë të Ramës, rreth 95 mijë janë simpatizantë të Berishës, rreth 18 mijë janë simpatizantë të Metës, dhe rreth 277 mijë të asnjërit prej këtyre të treve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 29/04/2024 17:54

    Erio veliaj do fitoje bashkine tirane 2 dom doshi 3 rexhep mejdani 4 lega zogu 5 vilson amete 6 mustafa kruja7 behar shtylla 8 karamahmud byshallinjte iri 9 vitor agolli 10 rexhep mitrovica iri 11 kujtim gjuzi 12 adriatik lapaj 13 fatos nano 14 sander lleshi 14 filip cakuli 15 gjin gjoni 16 taulante muka 17 afred moisiu 18 fan noli iri 18 sofia kastrioti 19endri shabani 20 isa boletini 21ismail qemali iri 22gjergj hana 23 merobaze 24 gjergj koja 26 luzim basha 27 redi shtino 28

    Përgjigju
  • Populli: 29/04/2024 12:50

    Kurre mos fitofshin o zot mos tja degjojme me emrin as saliut as ilirit kurrrrrrre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim