TIRANË - Në katër vitet e legjislaturës së Parlamentit shqiptar si janë sjellë deputetët e zgjedhur me zgjedhësit e tyre? Ti zgjedhës a je i kënaqur me deputetin tënd? Ishte ky synimi i sondazhit më të fundit në faqen online të Shqiptarja.com, i cili në 6 ditë numëroi rreth 94 mijë vota.

Sondazhi online i Shqiptarja.com 19 mars- 25 mars i ofroi mundësinë çdo qytetari të shpreh votën PRO ose KUNDER për deputetin që e ka përfaqësuar, që ishte më aktiv dhe që ka prezantuar më mirë problemet e qarkut. Sondazhi u mbyll mbrëmë (25 mars) në orën 21:00.

Ajo që dukshëm ra në sy pas përfundimit të këtij sondazhi, është fakti që në 10 deputetët më të mirë mbizotërojnë vetëm ata socialistë, të cilët janë kryesuar në këtë sondazh nga Fidel Ylli, pasuar nga Gjovalin Kadeli, Arben Isaraj dhe të tjerë. Ndërsa në krahun tjetër, atë të deputetëve më pak të pëlqyer përveç deputetëve të Partisë Demokratike, kryesuar nga kryeministri Berisha e Jozefina Topalli si më pak të pëlqyerit, vihet re edhe prezenca e deputetëve të partive të tjera, si Meta i LSI-së, Dule i PBDNJ-së, Mediu i Republikanes, dhe Tahiri i Partisë Socialiste.

TOP 10 DEPUTETET ME TE MIRE DHE ME TE KEQINJ

sondazhi i madh perfundimet
(Në foto: Top 10 deputetët më të mirë/ Top 10 deputetët më pak të pëlqyer)

NË 6 DITË,  94 000 VOTA
Rreth 94 000 vota u regjistruan në sondazhin "online" të "Shqiptarja.com".

SONDAZHI
Ky nuk ishte një sondazh në sensin klasik sepse nuk bazohej në një kampion statistikash të zgjedhësve, por në një mënyrë për të shprehur gjykimin e votuesve. Për çdo deputet llogaritej një votë në formën algjebrike dhe kjo votë vendoste rezultatin e përgjithshëm 10 deputetët të konsideruar më të mirë dhe 10 deputetët të konsideruar më të këqinj. Sistemi i votimit bazohej në sistemin me captcha për të shmangur votimin automatik. Çdo lexues apo zgjedhës mundi të votonte vetëm 2 herë pro, ose kundër për çdo qark. Që me publikimin online të sondazhit, interesi ka qënë me të vërtetë shumë i madh, teksa kanë dhënë votën pro ose kundër për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

KLIKONI KETU PER TE PARE REZULTATET E SONDAZHIT NE SHQIPTARJA.com

Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)