Sondazhi, Zaloshnja: PS fiton 70
+/- 2 mandate po të votohej sot
Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar gjetjet e sondazhit të fundit të realizuar prej tij, me rreth 4000 të anketuar në të gjithë vendin, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot.
Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar gjetjet e sondazhit të fundit të realizuar prej tij, me rreth 4000 të anketuar në të gjithë vendin, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot.
Sipas tij, rezultatet e këtij sondazhi nxjerrin fitues PS e cila merr 70 +/- dy mandate. Ndërkohë një shifër e lartë vijon të mbetet ajo e atyre që refuzojnë zgjedhjet.
(Rezultati i sondazhit nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot)Eduard ZaloshnjaNë dy ditët e fundit zhvillova një sondazh elektronik me 4000 të anketuar, të shpërndarë në të gjitha qarqet. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në nivel kombëtar për këtë sondazh është plus/minus 2%.
Nga sondazhi rezultoi se 25% e zgjedhësve me banim në Shqipëri janë të vendosur të mos votojnë në zgjedhjet e kësaj radhe, ndërsa 10% të tjerë janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë.
Duke ndërthurur të dhënat e detajuara të sondazhit me historikun elektoral të çdo qarku, bëra një projeksion probabilitar të mandateve (duke presupozuar se zgjedhjet janë sot). Në skenarin me probabilitet më të lartë, PS-ja do të rezultonte sot parti e parë me 46% të votave në rang kombëtar dhe me 70 mandate. Në dy skenarë të tjerë, me probabilitet disi më të ulët, PS-ja do të rezultonte e para, por me një mandat më pak ose më shumë se 70. Ndërsa në dy skenarë edhe më pak të mundshëm probabilisht, PS-ja do të rezultonte e para, por me dy mandate më pak ose më shumë se 70.
Në figurën e mëposhtme është paraqitur kurba e funksionit të përafërt të densitetit të probabilitetit për intervalin e mandateve që mund të merrte PS-ja, në qoftë se votimi do të ishte kryer sot.
Ky grafik tregon përmbledhtazi që, në qoftë se do të votohej sot, me siguri statistikore 95%, PS-ja do të rezultonte në intervalin 70 plus/minus 2 mandate.
Sidoqoftë, deri në ditën e zgjedhjeve, duhet të kalojë edhe një javë (java më intensive e fushatës), dhe gjërat mund të ndryshojnë. Mos të harrojmë se plot 10% e zgjedhësve me banim në Shqipëri janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë…
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.8%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36