Soni dhe Aldo vijnë me “Jeto”

Soni dhe Aldo vijnë me “Jeto”
Këngëtarja shqiptare Soni Malaj ka sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me njërin nga finalistët e edicionit të kaluar “X-Factor”.

Kënga me titull “Jeto” është punuar me një klip mjaft interesant ku Soni shfaqet e kuruar dhe në super formë.



Sigurisht nuk ka si të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për Sonin, pasi ajo është një nga këngëtaret e cila kujdeset më së shumti për veten.

Muzika dhe teksti i këngës është punuar nga reperi i grupit “Kaos”, Vig Popa.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e të dyve në You Tube, ku përveç klikimeve të marra dhe komentet pozitive janë të shumta.



“Unë e kam thënë që në ‘X Factor’, që në pamundësi për t’i marrë të gjithë çunat në menaxhim, do merrja atë që do t’i afrohej më së shumti çmimit të madh. Ai ishte Aldo dhe ja tani është nën menaxhimin tim, jo vetëm në sajë të talentit të tij të padiskutueshëm, por edhe të përkushtimit me seriozitet në punë”, ka shprehur këngëtarja bukuroshe.

Gjithashtu Soni në media është shprehur e lumtur për faktin që Aldo e respekton shumë atë.



5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë