I mbani mend “Spirit Voice”?
Është grupi i parë shqiptar i krijuar nga vajza, të cilat kënduan për herë të parë në vitin 1997.
Grupi përbëhej nga Dorina Tiko, Soni Malaj, Elia Zaharia dhe në saksofon Briken Guga.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Vajzat korrën shumë sukses gjatë asaj periudhe, por më pas grupi u shpërnda.
Dorina u zhvendos në Amerikë, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ku është përsëri pjesë e muzikës.
Elia Zaharia u martua me Leka Zogun dhe i është përkushtuar teatrit.
Kurse Soni është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila shquhet për pamjen e saj të kuruar në detaje.
Gjithashtu Soni jeton bashkë me vajzën e saj Anna.
Së fundmi Soni Malaj ka publikuar një foto ku shfaqen të buzëqeshura me Elian dhe shkruan: "Zemra eshte e mbushur me ndjenja te pastra dhe te sinqerta".
Kjo tregon se edhe pas shpërndarjes së grupit vajzat kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.
Mori rrugaci rrugacen ...!
Përgjigju